Floriana Garo në fund të vitit 2019, u bë nënë për herë të dytë.

Pas vajzës, ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Priam.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram dhe që nga ajo kohë nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe daljet publike i ka rralluar.

https://www.instagram.com/p/B6cm21uhCkE/

Në emisionit “Wake Up” dhe nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka folur për rikthimin e saj në ekran.

Ajo tregoi se ka pasur oferta, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete.

“Unë momentalisht nuk e kam kërkuar dhe prandaj nuk ka pasur diçka konkrete, është ligji i tërheqjes”- tha Floriana duke treguar më tej se nuk ka hequr dorë përgjithmonë nga ekrani dhe se me shumë mundësi një ditë do të rikthehet.

Lidhur me projektin, Floriana tha se kur të rikthehet në ekran nuk do të moderojë më emisione showbiz-i.

Kujtojmë se Floriana Garo moderoi në “TV Klan” për disa vite dhe duhet thënë se elegance e saj i ka munguar publikut.

Burimi:/iconstyle.al/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!