Ballina Aktualitet Do të donte Grida Duma të ishte kryetarja e Partisë Demokratike?

Do të donte Grida Duma të ishte kryetarja e Partisë Demokratike?

Sot Grida Duma ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku foli për politikën shqiptare dhe përfshirjen e saj në të!

E pyetur nga një qytetar nëse do të donte të ishte kryetarja e Partisë Demokratike, ajo befasoi me përgjigjen.

“As e kam pranuar, as e kam menduar ndonjëhërë. Kam pasur post drejtuesi po nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje.

Foltorja e Kuvendit nuk më mungon, media e ka zëvendësuar më mirë. Po të kishte vërtet jetë parlamentare po, por jo, nuk është ky kontekst në parlamentin shqiptar. Shpresojmë në një realitet më të mirë politik”, u shpreh ajo.

Ajo dha edhe arsyen përse iu fut politikës, duke theksuar se ka qenë pasioni dhe natyra e saj që e shtynë, por aspak për t’u punësuar. Ajo shtroi se nuk i pëlqen puna në shtet, por vlerëson atë në privat.

“Në asnjë moment nuk jam penduar që i kam hyrë politikës, nuk kam hyrë përveçse për pasion dhe natyrën time, në çdo moment e kam ditur që më takon, nuk kam asnjë lloj shqetësimi nga kosotot anësore të çdo profesioni. Nuk kam hyrë në politikë me idenë për të zënë një vend pune, kam ardhur nga biznese e academia. Të punosh në privat është shumë më mirë se të punosh në shtet”, u shpreh Grida.

Grida Duma tregoi gjithashtu se e ka menduar të studiojë jashtë, në SHBA për shembull ku ka prindërit, por ajo nuk e ka menduar kurr largimin nga Shqipëria.

“Më tërheq dua të rri me vullnet dhe dëshirë në Shqipëri”, u shpreh Grida.

Burimi:/iconstyle/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!