Dwyane Wade ylli i NBA-së ka folur hapur për momentin kur djali i tij i tha se do që të identifikohet si një vajzë.
Wade i cili është i martuar me aktoren Gabrielle Union, u shpreh se Zion taashmë do që ta thërrasin Zaya, dhe do që të jetojë jetën e tij ashtu siç ndihet në të vërtetë.
“Unë dhe gruaja ime, Gabrielle Union … ne jemi prindër krenarë të një fëmije të komunitetit LGBTQ dhe jemi edhe aleatë krenarë”, tha ai për Ellen DeGeneres të martën në emisionin “Ellen”. “Ne i marrim shumë seriozisht rolet dhe përgjegjësinë tonë si prindër”.
Zaya në fakt është vajza e Wade me bashkëshortten e tij të mëparshme Siohvaughn Funches.
“Zion, i lindur djalë, erdhi në shtëpi dhe tha: “Hej, unë dua të flas me ju. Unë mendoj se duke ecur përpara jam gati të jetoj të vërtetën time. Dua të më referohen si “ajo” dhe “asaj”. Unë do të doja që ju të më quani Zaya”, tregoi Wade.
Ai.vazhdoi: “Kur fëmija ynë vjen në shtëpi me një pyetje, kur fëmija ynë vjen në shtëpi me një çështje, kur fëmija ynë vjen në shtëpi me një gjë, është detyra jonë si prindër ta dëgjojmë atë, t’u japim atyre informacionin më të mirë që mundemi, reagimin më të mirë që mundemi. Dhe kjo nuk ndryshon sepse seksualiteti tani është i përfshirë në të “.
Union reagoi gjithashtu në Twitter të martën me një video dhe një mesazh të ngrohtë për të prezantuar Zaya-n.
“Njihuni me Zaya. Ajo është e dhembshur, e dashur, e zgjuar dhe ne jemi kaq krenarë për të. Është mirë t’i dëgjosh, t’i duash dhe të respektosh fëmijët e tu ashtu siç janë. Dashuri për ju njerëz të mirë”, shkroi Union.
Burimi:/iconsyle.al/