Rruga e fshatit Drenovice të Beratit që i përket bashkisë së Urës Vajgurore prej shumë vitesh ndodhet në gjendje tejet të amòrtizuar.

Edhe pse shumë herë është ngritur si shqetësim askush nuk ka marre mundin të investojë në këtë pjesë të fshatit. Banorët shprehen se kjo është situatë shqetësuese, sidomos gjatë stinës së dimrit, pasi reshjet e bëjnë totalisht të pakalueshme, ndërkohë që gjatë stinës së verës, pluhuri është i pranishëm çdo ditë.

Edhe pse kanë apeluar shpesh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, banorët thonë se kjo situatë vijon prej shumë vitesh. Rastet e vetme kur pushteti kujtohet për këtë zonë sipas banorëve janë fushatat elektorale. Dhe ajo mbetet shpresa e radhës për ta që të ndërhyhet në rrugën e shkátërruar.

Denòncimi ka ardhur nga një banorë i fshatit Drenovice i cili ka derguar në redaksinë e Juda.al pamjet e rrugës ku fëmijët e zonës kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Pershendetje juda.al.
Dua te publikoj nje video ku dua te denoncoj faktin se ne fshati Drenovice te Beratit bashkia Ura Vajgurore nuk ka rruge ku te kalojne femijet per te vajtur ne shkolle. Ju lutem publikojeni. Faleminderit.

By Juda_al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!