Ballina Magazina Dalin telefonatat e emergjencës që u bënë gjatë rrëzimit të helikopterit të...

Dalin telefonatat e emergjencës që u bënë gjatë rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant

Janë publikuar telefonatat që u bënë në numrin e emergjencës 911 ditën e rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant në Calabasas.

Transkriptet audio zbulojnë sesi banorët e lagjes telefonuan për të raportuar se një helikopter u zhduk nga qielli dhe përfundoi në tokë me një shpërthim të frikshëm.

Në ato momente askush nuk e kuptoi se kush ishte në bord. Më vonë u publikua se helikopteri i përkiste ish-yllit të Lakers, Bryant i cili nuk ishte vetem por me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

“Dëgjova një helikopter”, tha një burrë sipas audios së marrë nga ABC 15 Arizona.

“Ne nuk mund ta shihnim atë dhe vetëm dëgjuam një bum dhe një tingull përplasjeje. Mund t’i shoh flakët”.

Një burrë tjetër që ishte dëshmitar i helikopterit që po zhdukej nga qielli, tha:

“Unë vetëm dëgjova një helikopter që kaloi mbi mua. Ai shkoi mbi kokën time dhe pastaj dëgjova një bum dhe menjëherë u ndal”.

Telefonatat u publikuan ndërsa autoritetet filluan të çmontojnë një memorial masiv për Kobe Bryant të përgatitur nga fansat e tij në rrugë në Staples Center, Los Angeles.

Të gjitha sendet e lëna pas, janë duke u kataloguar dhe i janë dhënë familjes Bryant, sipas kërkesës së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Semi i tha se këngët e saj janë dedikim për të e Donaldin, ja si reagon Bora Zemani! (VIDEO)

“Mos u kthe” është kënga e Semi Jaupajt, e cila tha vetë se ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit...

Lori dhe Sara Hoxha vijnë me dedikimet prékëse për Tanin e “Topit” pas 14-vjetorit të vdékjes së tij!

Në 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të...

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...
error: Alert: Content is protected !!