Nëse dëshiron të blesh sot një apartament në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ose në qendër te Sahati, do të paguash minimumi 1450 euro për një metër katror.

Çmimet janë rritur në stratosferë duke bërë që të paguhen 100-150 euro /m² më shumë për metër katror,sesa pak kohë më parë, madje në zonat e qendrës, rriitja shkon derii në 300-600 /euro m² më shumë.

Sipërmarrësi Ylli Sula shprehet për “Monitor Ekonomi” se në zonën e Unazës së Vogël ka një rritje deri në 3.5% të çmimeve, më e ulëta krahasuar me zonat e tjera, ku çmimet luhaten deri 1150 euro/ m².

“Zona e Bllokut ka dyfishin e rritjes, flasim 8.8% në indeks dhe në vlera çmimet shkojnë mesatarisht deri në 1450 për metër. Ajo që ka pësuar rritjen më të ndjeshme është zona jashtë unazës, ku flasim për një kapërcim deri në 17% në harkun kohor të një viti. Nga një mesatare prej 850 euro për metër sot flasim për çmime deri në 1050 euro”, pohon ai.

Siipas “Monitor”, dy janë arsyet e kësaj tendence, së pari rriitja etaksave dhe së dyti qarkullimi ii parave informale dhe pastrimii ii tyre përmes ndërtiimit.

Pra në shumë raste blerja e apartamenteve ose ndërtiimi i tyre bëhet për pastriim parash. Dhe në qoftë se ne kemii këto çmiime stratosferike, dotë thotë që fuqia blerëse eekziston.

“Zona e Astirit në të cilën ne kemi tentuar të mos kapërcenim 500 euro, tashmë na vjen me 670 euro për metër katror”, pohon Juliana Nela, e cila merret me transaksionet mes shitësve dhe blerësve.

Burimi:/iconstyle.al/

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!