Këngëtarja Rita Ora, ka lansuar linjën e saj të re të dekoreve për ambientet e gjumit dhe qëndrimit ditor, shkruan The Sun.
Në të njëjtën kohë Rita vazhdon të bëjë muzikë, teksa pret edhe publikimin e filmit “Twist”, ku ka sprovuar veten edhe si aktore.

Rita ka realizuar një fotosesion të brendit të saj më të ri, ku duket mjaft atraktive e shtrirë në shtrat teksa promovon dizajnin e produkteve të reja të saj.

Ajo shtoi: “Të brendshmet janë pasion i imi, ka qenë kënaqësi të jesh në gjendje të përfshij gjërat e mia të preferuara në dizajnë”.
Rita së fundmi foli për revistën LOVE për udhëtimin e saj personal dhe dëshirën për të udhëtuar më shumë, dhe i tha revistës: “Njerëzit gjithmonë shohin njërën anë timen, vajzën e çmendur që nuk di të ndalet, por unë jam në të vërtetë në zbulim”.

“Unë kurrë nuk shoh vërtet askund; për të gjithë udhëtimet e mia, orari im do të thotë që kurrë nuk do të ndalem dhe ju e dini”, tregoi më tej shqiptarja.
Shifrat e reja për këngëtaren me mendje biznesi zbulojnë se në hapësirën prej 12 muajsh, të ardhurat e saj u rritën nga 4.9 milionë në 10.2 milionë funte.

Ajo arriti të ketë këto shifra falë kontratave fitimprurëse, muzikës dhe investimeve në pronë.
Rita ka rreshtuar një seri shfaqjesh me fitime të mëdha për vitin 2020, duke përfshirë një seri koncertesh në Amerikën e Jugut dhe shfaqje verore.

Burimi:/Telegtafi/