Karrierën si modele e ka filluar që në moshën 15-vjeçare. Ka sfiluar dhe pozuar për firma të ndryshme, kalendarë, reklama. Në vitin 2009 mori pjesë në një konkurs bukurie, ku u vlerësua me çmimin “Miss queen of the Europe” dhe “Miss fotozhenia”. Së fundmi ka qenë pjesë e një formati televiziv.
Ajo njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Modelja bukuroshe Amina Shena, e cila njëkohësisht njihet edhe si Marylin Monroe shqiptare, ka qenë e ftuara e dytë në emisionin “Glamour Zone” në RTV ORA.
Ndër të tjera, Amina zbulon për herë të parë si funksionon industria e modelingut në Shqipëri.
Gazetarja Ester Bylyku e pyeti atë se në vende të tjera, modelet e kanë të vështira t`i kthehen modelingut pasi bëhen nëna. Fotografët, menaxherët, industria e modelingut në përgjithësi por edhe publiku, sheh me detaje gjithçka tek ato. Në industrinë e modelingut në Shqipëri, ndodh kjo gjë?





“Jo këtu tek ne nuk funksionon kështu. Nuk është se na kontrollojnë fare”, u shpreh ajo.
Ndonëse u be nëna e një djali vetëm 1 vit e gjysmë mëparë, një kohë jo e mjaftueshme për të ardhur në formë të shkëlqyer, Amina rrëfen rastin e saj.
Ajo thotë se nuk ka mbajtur ndonjë dietë specifike, apo nuk i është përkushtuar palestrës. Gjithçka që ajo ka bërë ka qenë përkushtimi ndaj djalit Jetnis Dollapi Jr. Qëndrimi pas tij në kohë të plotë e ka ndihmuar edhe modelen të vije ne formë, e të rinis punë.


