Një lajm i trishtë është përhapur ditën e sotme me shpejtësi. Raportohet se ka ndërruar jetë ikona e muzikës, Nexhmije Pagarusha, në moshën 86-vjeçare. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një foto zie në profilin e saj në Facebook. “Zemër ike e qetë ashtu si dhe në jetë”, shkruan një tjetër familjare e saj.

Nexhmije Pagarusha ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Sot bota e artit ka humbur një nga ikonat më të dashura nga të gjithë.

By Juda-al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!