Nas Daily-n, blogeri arabo-izraelit i cili u bë i njohur në Shqipëri pasi realizoi një video në vendin tonë.

Ai u bë më i njohur pas debatit që e dashura e tij Aline pati me Ermalin në emisionin e këtij të fundit “Xing me Ermalin”, pas një pyetjeje të Kejvinës.

 “Ti udhëton shpesh, por kur e gjen kohën për të dashurën tënde?”, e pyeti ajo, por Ermali e ndërpreu transmetimin dhe i kërkoi llogari Kejvinës, përse e ka ndryshuar pyetjen. Ndërkohë që kjo e fundit e sqaroi se Arbër Hajdari kërkoi të ndryshohej pyetja, sepse nuk kishte kuptim pasi ata udhëtojnë gjithmonë bashkë.

Ermali i tha Kejvinës ta bënte sërish pyetjen që kishin vendosur në fillim: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.

Dhe në momentin që e dashura e tij mësoi pyetjen, shpërtheu menjëherë në lot dhe e cilësoi shumë ofenduese.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.

Nas ka reaguar së fundi, me një tjetër video, ku flet për Ermalin dhe si u soll ai me të dashurën e tij.

Ai flet fillimisht për bisedat që bëjnë djemtë, dhe më pas për fjalorin e Ermal Mamaqit, dhe shakatë e tij të cilat i quan seksiste.

“Bisedat mes çunave ndodhin në privat. Edhe unë i bëj në privat, derisa një ditë më ndodhi në publik.”

“Ai bëri shaka seksiste, nuk i respektoi gratë dhe mua si edhe i detyroi ato për të bërë pyetje në vend të tij,” shton më pas ai, duke nënkuptuar Kejvinën.

“Të jem i sinqertë, në atë moment mendova që (Alyne) e teproi, por në fund të ditës isha i sigurt që kishte të drejtë”.

“Qesha me shakatë seksiste duke shpresuar që intervista do të mbaronte më shpejt. Por të jem i sinqertë me ju, nuk mjafton dhe djemtë si unë duhet ta kishin ndaluar. Duhet t’i japim fund këtyre bisedave mes djemve, kurdo që të ndodhin: në privat, në publik, aq më tepër në një televizion kombëtar”, thotë Nas.

Burimi:/iconstyle.al/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!