Bes Kallaku është një ndër aktorët më modestë të estradës shqiptare. Kur bëhet fjalë për vendlindjen dhe origjinën e tij, Besi flet pa komplekse.a
Së fundmi aktori ndodhet në fshatin e tij Bubq ku nëpërmjet postimeve në Instagram ka treguar si gjithmonë se është një djalë punëtor tipik fshati.

Besi në Instastoryn e publikuar shihet pranë gjyshes së tij Ijes, duke punuar tokën të dy bashkë. Gjithashtu aktori është duke provuar bukën më të shijshme nga duart e Ijes. “Buka ma e shijshme n’bot, nga dora ma e dashur n’bot”, shkruan Besi në videon ku shfaqet Ija.
Gjyshja e aktorit është shpesh protagoniste në postimet e Besit dhe ështe kthyer në gjyshen më të njohur në Shqipëri.