Në ditët e fundit moti ka qenë me kthjellime dhe rezet e diellit kanë qenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat kanë qenë të larta dhe në ditët e fundit të janarit kaluam një mini-pranverë.

Por, nëse mendoni se dimri ka ikur, e keni gabim!

Muaji shkurt pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave me disa gradë nën minus në pothuajse të gjithë Europën.

I ftohti gjithashtu do prek edhe Ballkanin, i cili do të kalojë ditët më të ftohta mes datave 5-13 shkurt.

Sipas sinoptikanëve, vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëviz si pasojë e rrymave të ajri dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente.

Burimi:/iconstyle.al/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!