“As fustane dhe as pushime luksoze”, ja çfarë bëri Georgina me shumën e majme që mori nga Sanremo

Pak ditë para se të fillonte festivali gjigand i “Sanremo-s” mediat italiane shkruajtën se Georgina Rodriguez nuk do të merrte pjesë pasi nuk ishte e kënaqur me pagesën që i ishte ofruar.

Modelja ishte shprehur se nuk i mjaftojnë 20-25 mijë euro, prandaj dëshironte 140 mijë euro.
Sipas mediave italiane, kjo shumë u pranua nga produksioni dhe Georgina u pagua më shumë nga sa ishte planifikuar.
E gjithë kjo pagesë nuk shkoi për fustane të shtrenjta apo pushime luksoze por për ndërtimin e një spitali në Torino. Edhe kësaj rradhe Georgina tregoi që bashkë me partnerin e saj Cristiano Ronaldo kanë një zemër të madhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.