Aktorja indiane Srishty Rode është ndarë nga i fejuari i saj. Srishty Rode u bë e njohur në Shqipëri me rolin e Anushkës në serialin “Sarasvatiçandra”.

28-vjeçarja prej vitesh ishte e fejuar me aktorin Manish Naggdev por çifti së fundmi janë ndarë. I fejuari i aktores deklaroi publikisht ndarjen e tyre duke e akuzuar se ajo e ka përdorur për përfitime profesionale.

Image result for Srishty Rode  manish naggdev

“Çështja është se ditët e sotme ka njerëz që përdorin emocionet dhe lidhjet e dashurisë për të avancuar në karrierë dhe për të përmbushur urinë e tyre për luks. Ajo u nda nga unë me një telefonatë dhe për mua ishte shokuese.

Si mundet e fejuara ime të ndahet nga unë me një telefonatë ndërkohë që ne kishim bërë plane për martesë? Ajo më manipuloi dhe më përdori për përfitime profesionale. Luajti me ndjenjat e mia për suksesin e saj”-u shpreh i fejuari i aktores.

Image result for Srishty Rode  manish naggdev

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!