Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë. Vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr, konfirmoi lajmin se ish-ylli i tenisit solli në jetë fëmijën e tretë.

Në një intervistë për radion ADN në Kili, ai u pyet për thashethemet se do të bëhej sërish xhaxha. “Tashmë jam bërë xhaxha,” tha ai.

Kur u pyet nëse po u referohej dy fëmijëve të tjerë të çiftit, Julio tha se “ka lindur fëmija i tretë”, pa zbuluar gjininë.

“Vëllai im ka tre fëmijë dhe është shumë i lumtur,” shtoi ai.

Zërat se Anna ishte shtatzënë lindën pasi revista spanjolle Hola! publikoi disa foto teksa ajo dhe Enrique shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit në një varkë, ku dukshëm vihej re barku i rrumbullakosur i 38-vjeçares.

Ajo dhe Iglesias njihen për faktin që e mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike. Kur Kournikova ishte shtatzënë me binjakët, ata e mbajtën të fshehtë derisa lindën vogëlushët, vajza Lucy dhe djali Nicholas.

Anna dhe Enrique Iglesias e filluan marrëdhënien në fund të vitit 2001. Në 2013-n u raportua se u ndanë, por megjithatë u ribashkuan sërish.

By Juda-al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!