Moderatorja Alketa Vejsiu shkëlqeu gjatë prezantimit krah Amadeus, në natën e tretë të Sanremos. Mirëpo një deklaratë e saj nuk është pritur mirë nga ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja e sportit, Hygerta Sako. Para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian, Alketa u shpreh: ”Jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoi një femër dhe ajo jam unë.”


Mirëpo Hygerta me anë të një Instastory iu kthye Alketës duke ironizuar deklaratën e saj. “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”.
Nuk dihet nëse Alketa do të ketë një kundërpërgjigje, ndaj kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

By Juda-al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!