Ballina Magazina Alketa nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, italianët e...

Alketa nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, italianët e fotografojnë dhe e komplimentojnë pas daljes në ‘Sanremo’

Mbrëmja e djeshme rezervoi mjaft momente emocionuese për moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu, e cila arriti të bënte realitet ëndrrën e saj duke u ngjitur në festivalin e ‘Sanremo’. Ndërsa ditën e sotme ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa video, ku duket se njerëzit i kërkojnë foto, pas shfaqjes së djeshme në festival, për shkak të elokuencës dhe saktësisë së madhe që tregoi në skenë.

“E impresionuar nga mikpritja dhe zemërgjerësia jote, mirënjohëse për oportunitetin dhe një padron i jashtëzakonshëm i skenës”, ka shkruar Vejsiu në videon e fundit ku nuk ka harruar të falenderojë drejtuesin artistik, Amadeus.

Kujtojmë shfaqja e djeshme e Alketës në ‘Sanremo’ i emocionoi të gjithë shqiptarët, të cilët i treguan mbështetjen e tyre edhe në rrjetet sociale./revistawho.com

View this post on Instagram

🇦🇱🇮🇹

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

error: Alert: Content is protected !!