Alesia Bami ka folur sot për rrogën e saj të parë dhe sesa paguhet sot!

Në emisionin “E Diell”, velina u shpreh se rroga e saj e parë në televizion, kapte shifrën e 30 mijë lekëve të rinj.

Ndërkohë sot, ajo tha se mund të jetojë edhe me 40 mijë lekë, pasi gjithçka ka të bëjë me mënyrën sesi i menaxhon paratë.

Por Edi Manushi nuk e besoi aspak dhe i kërkoi të heqë këpucët për të parë markën e tyre. Madje në një moment ai i kontrolloi me dhëmbë edhe orën, për të parë nëse ishte flori, shkruan IconStyle.

Alesia: “Unë kur kam qenë më e vogël, rroga ime e parë në television ka qenë 30 mijë lekë. Jetoja me prindërit dhe kisha ndihmesa nga ta”.

“Kurse sot duke e parë mund të jetoj edhe me 40 mijë lekë”

Manushi: “Hiqi këpucët do të ta bëj llogarinë tani ty. E kam ndàrë mendjen. Këpucët 400 euro, ora qenka flori”.

Alesia: “Më e keqja fare mund ta kalosh me 40 mijë lekë se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gjërave”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!