Aleku dhe Sadna kanë mbetur një nga çiftet më të pëlqyer të telenovelave indiane dhe të paharrueshëm. Ata u bënë të njohur në serialin “Bidaai”, i cili u transmetua në Shqipëri vite më parë.
Angad Hasija dhe Sara Khan kanë mbetur miq shumë të mirë pas mbarimit të këtij seriali dhe së fundmi i kanë dhënë një lajm të bukur fansave të tyre. Sara prej kohësh është bërë këngëtare dhe ka vendosur që videoklipin e ri ta sjellë në bashkëpunim me Angadin pra Alekun.
Ata prej disa muajsh janë duke e xhiruar videoklipin bashkë dhe pritet të publikohet shumë shpejt. Kënga do të mbajtë titullin “Tattowala Love”. Aleku ka publikuar në Instagram një pjesë nga kënga./revistawho.com