Aktori i njohur i serialit ‘Çukur’ bëhet baba për herë të parë

Seriali turk “Çukur” është një ndër serialet më të ndjekur në vendin tonë, aktorët e të cilit janë kthyer në më të dashurit për publikun shqiptar.

Njëri prej aktorëve të këtij seriali, Erkan Kolçak Köstendi, po bëhet baba për herë të parë.

Erkan u bë i njohur për të gjithë me rolin si “Vartolu Saadettin” në këtë serial.

Image result for Erkan Kolçak Köstendil

Bashkëshortja e Erkan-it, gjithashtu aktore, Cansu Tosun, është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

Madje, mediat turke kanë zbuluar edhe gjininë dhe emrin që çifti do t’i vendosë fëmijës. Erkan dhe Cansu do të bëhen me vajzë dhe do ta pagëzojnë me emrin Mersel.

Aktorja është tashmë në muajin e pestë të shtatzënisë dhe gëzon shëndet të plotë. Dyshja i dha fund beqarisë dy vite më parë në Olympus të Turqisë, në një ceremoni ku ishin të ftuar edhe aktorë të tjerë të njohur.

Image result for Erkan Kolçak Köstendil Cansu Tosun