Nuk ka shumë kohë kur u pyet nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova dhe modelja, Adrola Dushi, zgjodhi të përgjigjet mençur duke mos e mohuar por duke thënë se “po kontribuon në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Magazina.al, ka mësuar se Adrola Dushi, e cila konsiderohet si femra më e bukur shqiptare, është në lidhje me ish-kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Image result for Albin Gashi adrola

Burime të aferta me çiftin kanë treguar për Magazina.al, se dyshja tashmë ka kohë që janë në lidhje dhe se Adrola është zhvendosur në Prishtinë, ndërsa shpesh janë parë bashkë në publik.

Kujtojmë se Adrola Dushi, ishte e martuar me ish bashkëshortin Adisin me të cilin ka një djalë, Troin.

Image result for Albin Gashi adrola

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!