6 vite dashuri dhe sakrificë, ‘Kuzgun’ i jep fund lidhjes me aktorën e njohur? Ja e vërteta

Aktori turk, Baris Arduc është bërë i njohur në Shqipëri me rolin e “Omerit” në serialin “Dashuri me qira”. Gjatë këtyre muajve të fundit është përfolur shumë për lidhjen e tij me aktoren, Gupse Ozay.

Në muajin prill, mediat turke raportuan se ata të dy ishin ndarë për shkak të angazhimeve të shumta me karrierën. Megjithatë dy aktorët vendosën të mos reagonin për këto thashetheme.

Por shfaqja e tyre e fundit publike i ka hedhur poshtë të gjitha zërat për në ndarje të mundshme. Baris dhe Gupse janë fotografuar së bashku gjatë pushimeve dimërore.

Ata i shoqëronin edhe disa miq të përbashkët dhe çifti dukej më i lumtur se kurrë më parë. Ndoshta ajo e disa muajve më parë mund të ketë qenë thjesht një krizë e momentit në marrëdhënien mes të dyve.