Ballina Keshilla dhe Arsye Çfarë po ndodh me Loredanën? Reperja sapo befasoi fansat me veprimin e...

Çfarë po ndodh me Loredanën? Reperja sapo befasoi fansat me veprimin e saj

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur por fansat e Loredanës janë tepër të shqetësuar për të. Nuk ka probleme shëndetësore dhe asnjë gjë tjetër (që mund ta dimë), por reperja është zhdukur nga rrjetet sociale.

Ajo ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.

Hipoteza 1 Prej javësh në rrjetet sociale, ka nisur një fushatë kundër saj, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e saj. Ky reagim i rrjetit erdhi pasi çifti zvicerian Valais dha një intervistë ku pohuan se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm.

Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës. Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi. 

Një grup fansash mendojnë se është pikërisht ky hashtag që e ka bërë reperen të largohet nga Instagrami. 

Hipotza 2 Pa shkuar në përfundime kaq drastike, ne mendojmë se ky veprim i saj lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album.

Deri tani kemi patur raste të shumta, ku këngëtarët largohen nga rrjetet sociale për tu rikthyer më të fuqishëm, teksa duhet ta pranojmë se kjo shkëputje iu shërben mjaft mirë.

Risjellim në vëmendje se këtë taktikë ka përdorur edhe Dua Lipa para se të publikonte albumin e saj të fundit, kur u zhduk nga Instagrami, duke thënë se ka nevojë për pushim.

Megjithatë, asgjë nuk mund ta themi me siguri derisa Loredana të prononcohet vetë. Po ju, keni ndonjë hipotezë numër 3?   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Bora Zemani flet për herë të parë për puthjen e vitit me Dondin gjatë emisionit PërPuthen (VIDEO)

Takimi romantik i Borës dhe Donaldit në spektaklin “Big Brother VIP” të premten në mbrëmje ishte një nga momentet më të bukura që kemi...

Semi flet në gjumë, banorët tremben, ja çfarë tha…(VIDEO)

“Big Brother VIP” është kthyer ndër programet me shikueshmëri më të lartë duke konkuruar bindshëm programet e ngjashme në ekrani e madh të Top...

Bora dhe Donaldi nuk janë ndarë asnjëherë?! Ja faktet! (FOTO)

Aktori Donald Veshaj duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë në “Big Brother VIP” pa e përmendur historinë e bukur të dashurisë që...

Puthja e vitit me Donaldin, më në fund reàgon edhe vetë Bora Zemani (FOTO)

Aktori i humorit, Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani vendosën të takohen mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” dhe të...

Pas puthjes së bujshme me Donaldin në Big Brother, Borës i ndodh e paritura…(FOTO)

Mbrëmjen e së premtes moderatorja e PërPuthen Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë...
error: Alert: Content is protected !!