Ballina Aktualitet VIDEO/ 6 ish-grupe të vjetra shqiptare që s'do t'i harrojmë kurrë!

VIDEO/ 6 ish-grupe të vjetra shqiptare që s’do t’i harrojmë kurrë!

Këngë dhe grupe të reja dalin çdo ditë, por në mbrëmje, një mendim a një tjetër na rikthen pas në kohë. E dimë mirë, që çdo periudhë a kujtim ka melodinë dhe këngën e saj specifike. Kësaj here, ndryshe nga të tjerat,  do të rikthehmi tek ish-grupet  më të famshme shqiptare, këngët e të cilave e gjejmë veten teksa i kërkojmë mbrëmjeve në YouTube.

1. The dreams

Kush nuk u dashurua me Flori Mumajesin dhe djemtë e tjerë të grupit më në zë të viteve 2000? Të rinjtë e asaj kohe dinin çdo këngë dhe mezi prisnin performancat e djemve në festivalet që The Dreams merrnin pjesë.

Djemtë e parë të grupit ishin Flori Mumajesi, Erson Shabani (Soni) dhe Eriost Ballushi. Pas 2 albumesh, dashurisë së publikut dhe disa çmimesh, Flori vendos të largohet nga grupi dhe vendin e tij e zë Ermal Mamaqi.

Edhe gjatë kësaj periudhe, grupi pati disa realizime të suksesshme siç ishte “Nuk dua t’ja di”, “Mos Fustanin” e shumë të tjera.

2.Produkt 28

Po kaq të dashur për publikun u bënë edhe Produkt 28. Turi, Albani dhe Fabi ishin fare të rinj kur në 2002-in vendosën të bëheshin bashkë për të kënduar këngë që dëgjohen edhe sot gjithë nostalgji.


“Si herën e parë”, Larg, Trokas, Inati, Lamtumirë e shumë të tjera dëgjoheshin kudo duke e kthyer Produkt 28 në një nga grupet më të pëlqyera shqiptare.

3. Aurora

Kush nuk ka qarë të paktën një herë teksa dëgjonte “Larg je ti”? E imagjinoj ç’kujtime ju kam sjellë ndërmend, por do t’ju kalojë sapo të dëgjoni ‘Lele Kaçurrele’.  Të gjitha vajzat me flokët kaçurrela ndiheshin diva të vërteta kur në sfond dëgjoheshin djemtë që i këndonin gjithë kërshëri bukurisë së tyre.

Grupi kosovar qëndroi për shumë vite në skënë dhe disa prej këngëve të tyre u kthyen në hite.

4. Skillz

Një tjetër grup po aq i famshëm ishin Skillz-at. Ledri Vula dhe Visar Shala i bënë të gjitha vajzat për vete me hip-hop-in unik dhe këngët me tekste ngacmuese.

“Ah femnat”, “Uh ça  po shoh” “Bone veç për mu”, e shumë të tjera i dëgjojmë me të njëjtin entuziazëm edhe sot!

5. Ritmi Rrugës

“Jam ushtari rrugës, hapin s’e ndali…”! Sa e sa ‘rrepista’ të vegjël përpiqeshin t’i imtonin djemtë e grupit dekada më parë.

Tentonin të dukeshin si ‘djem të këqinj’ që jeta i kishte përballur  me sfida dhe rrugë të vëshira. Sido që të ishte, e vërteta është se këngët e tyre i dimë edhe sot përmendësh.

6. Yjet e panjohur

Për të gjithë të dashuruarit dhe zemërthyerit nga dashuria e parë, ky ishte grupi ideal. Tekstet e trishta, histori dashurish dhe takimesh të fshehura, këndoheshin nga të rinjtë e grupit Yjet e Panjohur, që prej 1994-ën. 

*Shënim: Ky artikull është botuar për herë të parë në qershor të 2018-ës.

Copyright Anabel.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Ledri Vula dhe Dua Lipa në një përqàfim pas ndàrjes së tyre

“Sunny Hill Festival” ishte krýefjala e javës. Performancat e artistëve të huaj dhe shqiptarë eléktrizuan skenën e madhe. Gjithashtu, Dua Lipa pérformoi në skenë duke...

Ledri thùmbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera! (FOTO)

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses...

‘Si jeton me prinderit e Olsit?’/ Egli Tako habit me përgjigjen e saj! (FOTO)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku...

Aurela Gaçe thùmbon haptazi kolegët: Nuk kam lekë për të blerë…! (FOTO)

Aurela Gaçe apo siç e thërrasin ndryshe, diva e muzikës shqiptare, është një artiste shumë e dashur për publikun. Aurela ka pjesë e një interviste...

Marinën e ka ‘kàpur’ syri keq! Pas COVID i ndodh një tjetër íncídent! (FOTO)

Marina nuk flet shpesh për jetën e saj private, por kësaj here ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjékësit pas një íncídenti që i ka...
error: Alert: Content is protected !!