Të dielën, familja e Lyrical Son ka pasur festë!

Vogëlushja e familjes Erika ka festuar ditëlindjen e saj të parë në një festë të bukur që organizoi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi dhe bashkëshortja e tij!

Ka qenë reperi ai i cili ka publikuar pamjet nga festa, ku shfaqet një portret mjaft i adhurueshëm i familjes.

Erika e veshur me një fustan përrallor mban në dorë një shkop zanash që me sa duket i plotësoi të gjitha dëshirat!

Pranë i qëndron edhe motra e saj e madhe e cila gjithashtu duket shumë e lumtur në këtë festë familjare.

Akoma më emocionues ishte dedikimi i Lyrical Son për të voglën e tij që festoi 1-vjetorin:

“Urime ditëlindja e pare çika jem. Ishalla don Zoti jeton me shëndet e lumturi gjatë gjithë jetës”.

https://www.instagram.com/p/B7y_fsnhCri/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!