Ballina Uncategorised Tumori mund të shfaqet edhe në zemër?

Tumori mund të shfaqet edhe në zemër?

Tomoret kanceroze, malinje, të cilët fillojnë në zemër më së shpeshti janë lloj kanceri i cili nxiten nga indet e buta në trup dhe është jashtëzakonisht i rrallë

Studimet të cilat i kanë analizuar më shumë se 12.000 obduksione, kanë zbuluar vetëm shtatë raste të tumorit primar në zemër, transmeton Telegrafi.

“Çdo vit vërehet vetëm një rast kanceri në zemër”, thonë ekspertët e Klinikës Mejo, institucion me famë botërore.

Edhe pse ende është i rrallë shumica e karcinomeve të cilat gjenden në zemër rrjedhin nga vendet e tjera në trup.

Kanceri i cili fillon në afërsi të zemrës, siç është kanceri i mushkërive, mund të rritet dhe të përfshijë zemrën apo mukozën përreth zemrës.

Mund të ndodhë që kanceri të fillojë diku tjetër në trup dhe të përhapet në zemër nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

Kanceri i cili mund të ndikojë në zemër përfshinë kancerin e gjirit, veshkave, mushkërive, leuceminë, limfomën si edhe melanomën. Mirëpo, ai mund të ndikojë në zemër edhe në mënyra të tjera.

Lloji i rrallë i kancerit është i njohur si tumor kanceroid ndonjëherë prodhon hormone të cilat mund të dëmtojnë valvulet e zemrës.

Shërimi i llojeve të ndryshme të kancerit gjithashtu mund të dëmtojë zemrën.

Tretmanët të cilët shfrytëzohen për atë qëllim, por që janë të lidhur me problemet e zemrës, përfshijnë disa lloje barnash për kimioterapi, barna të caktuara për terapinë e caktuar, terapinë me rrezatim të orientuar në zemër dhe terapinë hormonale.

Disa probleme me zemrën zbulohen gjatë shërimit, ndërsa disa të tjera ndoshta nuk do të jenë të dukshme edhe shumë vite pas shërimit.

Në shumicën e rasteve dëmtimi i zemrës është i kthyeshëm, ndonëse disa lloje të dëmtimit të zemrës mund të jenë të përhershme. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Don Xhoni arréstohet nga polícia! Ja reàgimi i reperit! (FOTO)

Raportuam se reperi i njohur, Don Xhoni u shoqërua në políci gjatë ditës së sotme. Don Xhoni bëri reàgimin e tij të parë pas ndalimit...

Pas shérrit në Kënga Magjíke, Fifi dhe Mentor Haziri pajtohen?! (VIDEO)

Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga sherri i Fifit me këngëtarin Mentor Haziri, ai është pyetur përsëri për këtë çéshtje. Teksa ishte i...

Stresit i ndodh íncídent gjatë koncertit, léndohet në kokë reperi! (VIDEO)

Si një një nga reperat më të pëlqyer nga publiku, Stesi është mjàft i pranishëm nëpër koncerte. Por teksa ishte duke performuar së fundmi, reperit...

Top Channel “i bën gròpën” Olsi Bylykut: Ke vjédhur nga gardëroba dhe do…! (VIDEO)

Fillimet e tij si aktor humori, Olsi Bylyku i kishte te ‘Portokalli’ ku ai spikati me nofkën ‘kímíkati’. Pasi mori pak famë, ai u largua...

Pas daljes në ‘Më Lër të Flas’ reperi i njohur pëson aksídent! (FOTO)

Këngëtari i njohur, G-Bani, u rikthye në ekran pas shumë vitesh mungesë. Ai ishte në “Më lër të flas” në Top Channel, ku foli për...
error: Alert: Content is protected !!