Këngëtari shumë i njohur për publikun dhe ndër të preferuarit e femrave, Maluma, duhet të jetë shumë i duruar me të dashurën e tij, Natalia-n.

Duke qenë super i kërkuar nga femrat, s’do mend që partnerja e këngëtarit do të bëhet xheloze dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi në rrjete sociale.

Maluma publikoi një foto ku shfaqej duke buzëqeshur teksa shihte ekranin e telefonit, ndërsa pozës i kishte vendosur diçiturën:

“Kur të merr në telefon ish-i për t’u rikthyer.”

Mirëpo, sado me shaka ta ketë pasur këngëtari, e dashura e tij është bërë “bishë” dhe s’ka duruar pa i komentuar.

“Dreqin, cili ish?”- i ka shkruar ajo, duke shënuar edhe për femrat e tjera “territorin e saj”.

Dyshja është përfolur shpesh për ndarje e ribashkime.

Në tetor të vitit që lamë pas, Natalia konfirmoi ndarjen me këngëtarin, mirëpo vetëm disa ditë më parë Maluma tregoi se ata ishin ribashkuar dhe janë më të lumtur se kurrë.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Image-2020-01-23-at-16.41.50.jpeg

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!