Tërmet i fortë në Kukës, tronditen banorët

Një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin e Kukësit.

Mësohet se ai ka qenë 4.5 i shkallës rihter dhe është regjistruar rreth orës 13:39 të mesditës së sotme në një distancë prej 72 kilometrash në verilindje të Tiranës.

Goditja është regjistruar në Barrë të qarkut të Kukësit. Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe janë ndjerë dhe në kryeqytet.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale, e megjithatë frika e madhe e tërmetit të nëntorit është rikthyer sërish.