Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Yzberishtit mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë është plagosur një grua.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit ka mbetur e plagosur pronarja e byrektores dhe 2 punonjëse, ndërsa shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S., bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M., dhe M. P.,” njoftoi policia.

Biznesi që ndodhej në kat të parë të një pallati, është totalisht i shkatërruar.

Punonjëset sapo kishin nisur punën kur shpërthimi i bombolës ndodhi. Policia vijon hetimet për ngjarjen!

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!