Ballina Lifestyle Shkrimi i portalit të Alketës për “jetën si sheike” të Vjollcave, nxeh...

Shkrimi i portalit të Alketës për “jetën si sheike” të Vjollcave, nxeh keq Getoarin! Ja çfarë bëri reperi!

Shkrimi për Marina dhe Luana Vjollcën në Instagramin e Revistës Class të Alketa Vejsiut, që fliste për “jetën e sheikëve që u pëlqen vajzave shqiptare”, ka nervozuar keq Getoar Selimin.

Burime të sigurta për “Anabel.al” bëjnë me dije se Getoari, i nxehur nga shkrimi ironizues i Revistës Class për jetën në Dubai të vajzave të showbiz-it shqiptar, është përpjekur të kontaktojë me Alketën.

Po i njëjti burim thekson se Vejsiu nuk iu përgjigj telefonatës së reperit dhe pas mesazheve të vazhdueshme të Getoarit për të komunikuar me Alketën, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram, nga një shkrim i gjatë ironizues, në një fjali përshkruese: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Shkrimi i fshirë pak orë më parë, që thuhet se është bërë nga vajza që menaxhon Instagramin e portalit të Alketës, ishte mjaft me kunja, si më poshtë:

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!

Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!

Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!

Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre!

Për grimin e tyre!

Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!

Për jetën e tyre luksoze!

Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!

Po juve a ju duket interesant Dubai?

Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore?

Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?

Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!

Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pëlqeni më shumë?”.

View this post on Instagram

🐫

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Ky shkrim i çuditi të gjithë duke pasur parasysh që ka qenë Alketa Vejsiu ajo që organizoi dasmën buzë detit të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës. Megjithatë, pasi Marina bëri humor me faktin që Alketa ndërroi shumë fustane gjatë “Festivalit të Këngës”, në emisionin e saj “Klanifornia”, (ku skenarin nuk e shkruan ajo vetë), ndoshta e kuptoni nga erdhi reagimi i Revistës Class.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

Pa Donaldin dhe Borën sëbashku, ja si reagoi Beatrix gjatë eventit! (VIDEO)

Dalina Buzi rréfeu për “Goca dhe Gra” disa momente nga sfilata e stilistit Valdrin Sahiti. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal edhe te takimi...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!