Ballina Aktualitet Shko dhe ti në hotel si gruaja! ...

Shko dhe ti në hotel si gruaja! Ja historia e personazhit që debatoi me kryeministrin .

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij me kryeministrin Rama u bë virale në rrjetet sociale.

Në video ishte Kastrioti i cili i tregonte kryeministrit se i kishin marrë bashkëshorten dhe e kishin dërguar në hotel, pas lëkundjeve të tërmetit, duke bërë kështu xhiron në internet ku shumë e shumë e komentuan dhe bënë humor me të.
Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik. Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë. Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme. Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej. Por Drande u shpreh se nuk kishin mundësi ekonomike që të përballonin një shtëpi me qira dhe se hoteli ishte zgjidhja e vetme për ta.

Gjithashtu gjatë programit, autorja dhe moderatorja Arbana Osmani zbuloi surprizën që kishte rezervuar për ta, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj./topchannel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Ledri thùmbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera! (FOTO)

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses...

‘Si jeton me prinderit e Olsit?’/ Egli Tako habit me përgjigjen e saj! (FOTO)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku...

Aurela Gaçe thùmbon haptazi kolegët: Nuk kam lekë për të blerë…! (FOTO)

Aurela Gaçe apo siç e thërrasin ndryshe, diva e muzikës shqiptare, është një artiste shumë e dashur për publikun. Aurela ka pjesë e një interviste...

Marinën e ka ‘kàpur’ syri keq! Pas COVID i ndodh një tjetër íncídent! (FOTO)

Marina nuk flet shpesh për jetën e saj private, por kësaj here ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjékësit pas një íncídenti që i ka...

Rita Ora i jep fund beqarisë! (FOTO)

Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar! Ata kanë zhvilluar një ceremoni të fshéhtë në Londër. “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë...
error: Alert: Content is protected !!