Sa kurnacë janë shqiptarët? Raporti i fundit na befasoi

Ndonëse bujaria përmendet në legjenda si një ndër atributet kryesore të natyrës së shqiptarëve, në fakt ne jemi më kurnacët në Evropë.

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm sipas një raporti të fundit.

Në vitin e 10-të të publikimit, Indeksi Botëror i CAF për 2019, analizon 140 shtete të marra në shqyrtim, ku Shqipëria renditet e 105 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur shkallë krahasuar me një vit më parë, ku bujarët përbënin 26 % të popullsisë.

Më mirë në rajon renditet Kosova e 62-ta , e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 91, Mali i Zi i 119-i, Serbia e 123-ta.

Maqedonia renditet këtë vit e 96, duke tejkaluar edhe vendin tonë dhe duke ngjitur plot 34 shkallë nga një vit më parë që renditej e 130-a.

35 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 95-tët në botë. Nga ana tjetër, 21 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 75-tët në botë.

/Monitor