Teksa komentonte ngjarjet e aktualitetit në vend në rubrikën “Opinion” në News 24, Rudina Xhunga u ndal gjatë tek pjesa që zë kronika e zèzë tek media jonë. Xhunga ngriti shqetësimin e saj në lidhje me gazetarët e kulturës, të cilët nuk vlerësohen aq sa meritojnë, krahasuar me ata të kronikës së zezë.
Gazetarja, propozoi që gazetarët e kulturës të paguhen për të paktën 1 vit rresht nga Ministria e Kulturës, kështu publiku nuk ka pse dëgjon vetëm lajme të errëta dhe detaje mònstruoze.
Paralel me aktualitetin, njerëzit duhet të zgjerojnë horizontin dhe të pasurohen me lajme kulturore.
“Është njeriu që na bën krenarë. Kam intervistuar shumë shkrimtarë të huaj, dhe kam qenë Rudina Xhunga që ka bashkëkombëtar Ismail Kadarenë. Unë e njoha Shqipërinë përmes dritares që hapi Ismail Kadare. Isha në Izrael, kur Kadare u vlerësua me çmim, dhe ishte i njëjti si këtu, që priste me thjeshtësi adhurimin e botës. Ja kam bërë shumë herë pritjet e “Nobelit” dhe më ka premtuar që një ditë do më tregojë për pritjet. Kadareja është shqipja jonë e përbashkët, krenaria jonë e madhe. Nuk është puna që Kadare nuk tërheq, ai tërheq në botë, e jo më këtu, problemi është se këtu ndodh diçka me kulturën, nëse gazetarët e kronikës janë yje, ato të kulturës nuk i duan, nuk paguhen.”- u shpreh ajo.
Xhunga, kërkoi që shteti të hedhë sytë nga gazetarët e kulturës dhe t’i vlerësojë monetarisht për punën që bëjnë.
“Pra, problemi është se gazetarët e kulturës këtu nuk paguhen. Tani i duhet thënë Ministrisë së Kulturës të bëjë politika idealiste. Para disa ditësh po shihja për një projekt të Ministrisë së Kulturës dhe pata dëshirë t’i propozojë që paratë duhet të shkojnë për gazetarët e kulturës. Nëse gazetarët e kulturës do të paguheshin për një vit nga Ministria e Kulturës, nuk do të merremi me lajmet e krimit. Le ta bëjë shteti, të paguajë gazetarët e kulturës, për të treguar çfarë bën Timo Flloko.
Dreqi e mori, flasim për aktorët e mëdhenj të këtij vendi, kur ata vdèsin, dhe këtë e bëjnë gazetarët e kronikës, ç’është kjo, ku është parë kjo në botë, sepse gazetarët e kulturës nuk mbahen dot me para. Le t’u japin para atyre, sepse para ka. Kultura sjell kulturë, krími sjell krím.”- përfundoi Xhunga.