Robert dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të mediave për shkak të marrëdhënies së komplikuar.

Në media thuhej se vëllezërit nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe shkak ishte Tuna.

Në një intervistë, Roberti tregoi se për aq kohë sa Tuna do të jetë pjesë e rrethit të tyre, ai nuk do të shkojë në asnjë festë familjare.

Megjithatë, marrëdhënia e Robertit me Tunën duket se nuk ka ndikuar mes dy vëllezërve.

Këtë e tregon një foto e postuar nga Patrisi në Instastory.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me Robertin dhe e uron për ditëlindje.

Foton ai e ka shoqëruar me një emoji torte, duke përcjellë kështu qartë mesazhin.

Kujtojmë se ditët e fundit po përflitet për një prishje të martesës së Partisit dhe Tunës. Dyshja nuk ka reaguar ende lidhur me lajmet, duke preferuar të qëndrojnë në heshtje.

Burimi : Iconstyle

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!