Kjo fundjavë u mbyll me reshje shiu afatshkurtra në zonat fushore dhe pritet që kjo situatë të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Në një njoftim të bërë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, thuhet se kjo javë do të sjellë reshje të dendura shiu dhe janari do të mbyllet me temperatura të ulëta.

Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e Mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër.

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës”, njofton  Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!