Top Channel ka paditur në Gjykatën e Rrethit Tirane aktoren Delinda Disha. Kane kaluar afer 6 muaj që nga largimi i saj nga Portokalli pra nga TV Top channel për ‘tu zhvendosur në Tv Klan në programin e humorit, që startoi në tetor të viti që shkoi, “Klanifornia”
Burime për SYRI.net bëjnë me dije se se televizioni Top Channel ka paraqitur në gjykatë si provë kontratën e aktores me “Portokalli”, e cila ishte një kontrate 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019. Ndërkohë që nga pala e aktores është paraqitur kontrata e saj njëvjeçare, që ka patur me Topi Channel në periudhën 2017-2018.
Në fletë-thirrje thuhet, se pala e paditur, pra Delinda Disha, ka shkelur kontratën, dhe se ka nxjerrë sekrete artistike. Por përtej përballjes në gjyq, Delinda Disha vijon punën në Klanifornia, pasi kemi parë dhe spotin e ri të fillim-sezonit të dytë.

E kontaktuar nga SYRI.net mbi këtë çështje, aktorja Delinda Disha nuk preferoi të komentonte shumë mbi betejën ligjore me Top Channel, por deklaroi vetëm se: Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan!.
Burimi : SYRI.net