Chrissy Teigen ka treguar një rutinë tepër të çuditshme që ndjek çdo natë, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Modelja e njohur tregoi se ajo zien vezë çdo mbrëmje dhe i vendos te koka e krevatit që t’i hajë.

“Burri im i dashur thjesht më bëri vezët e mia të natës dhe menjëherë i hodhi. Unë nuk e detyrova të më bënte të tjera. Kush është më i miri në këtë situatë?” Ai që më bëri vezët? Unë që e fala?

Po prit pak, përse Chrisy Teigen zien vezë çdo natë?

Modelja më pas sqaroi se nuk mund të flejë nëse nuk ha diçka.

“Nuk më zë gjumi nëse nuk jam e ushqyer. Bëj dy vezë të ziera fort çdo natë dhe i ha kur më del gjumi. Më parë haja mish viçi por zgjohesha shumë e fryrë”, shpjegon ajo.

 E pra sekreti i gjumit të Teigen qenka barku plot.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!