Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe të dashura të ‘showbiz-it’ shqiptar. Prej disa kohësh ajo ka sjellë projekte muzikore të cilat janë kthyer menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim muzikor me reperin e njohur gjerman, Azet.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe fansat kanë vërshuar me komente. Nuk dihet ende data fikse se kur Dora do ta publikojë këtë projekt, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim.
Kujtojmë se një nga bashkëpunimet më të suksesshme të Dhuratës ka qenë ai me SoulKing, me këngën ‘Zemër’ e cila numëron miliona klikime tashmë.