Kur bëhet fjalë për çmimet “Grammy”, tapeti i kuq është ai që tèrhèq më tepër vèmèndjè për qasjèn e të famshmëve ndaj modës.
Gjithnjë ka një listë me të veshurat më bukur për këtë ceremoni dhe këtë vit, ka qenë Ariana Grande me fustanin e saj voluminoz që tèrhoqi vèmèndjèn e të gjithëve në ceremoninë e së dielës.
Ajo kishte veshur një fustan pèrrallor Giambattista Valli duke iu bashkuar kështu listës së yjeve të veshura më bukur, pasuar nga Chrissy Teigen dhe Lizzo.

Dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin gjithashtu të pranishme në ceremoni. Dua Lipa dukej si një nuse e thjeshtë me një fund të bardhë saten, përkrah partnerit të saj Anwar Hadid, i cili si rrallèherè kishte veshur kostum, edhe pse jo aq serioz.

Ndërsa Bebe Rexha ishte veshur me casual me një xhaketë të zezë të gjatë dhe pantallona, ndërsa në sy binte dekolteja.





