Autorja e hitit “Rolling In The Deep”, Adele, e transformoi fizikun e saj pasi i vuri vetes qëllim, ta bëjë për hir të djalit të saj, Angelo, shtatë vjeç.

Një burim tha për “People” se ajo dëshironte të ndryshonte diçka, dëshironte të ishte nëna më e shëndetshme e mundshme.

“I gjithë përqendrimi i saj gjatë rrugës për të humbur në peshë, ka qenë vërtet i gjithi për mënyrën sesi ajo mund të jetë më e shëndetshme dhe si mund ta trajtojë më mirë trupin e saj. Nuk ishte kurrë për të humbur peshë”.

Po si e arriti këtë?

Ish-trajnerja personale e Adele-s ka hedhur dritë mbi humbjen në peshë të këngëtares, duke zbuluar se ajo arriti fizikun e saj duke ndjekur një dietë të rreptë me lëngje perimesh jeshile dhe 1000 kalori në ditë.

Pra, ndryshimet në trupin e Adele-s janë kryesisht falë uljes së kalorive të rekomanduara ditore për femrat, nga 2,000 kalori në 1,000.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!