Në emisionin e saj më të ri, Luana Vjollca do na martojë

Ditën e djeshme, një deklaratë në Instagram nga moderatorja bukuroshe Luana Vjollca në të cilën shkruante “Gjejeni pak kush do të martohet këtë vit?”, mjaftoi që të gjithë portalet dhe fansat e Luanës të aludojnë se do të jetë ajo që do të kurorëzojë dashurinë e saj me Krenar Çoçajn në martesë.

Mirëpo kjo zgjati shumë pak, pasi moderatorja më pas postoi promon e emisionit të saj të ri dhe shtoi: “Do të martoheni ju. Do të gjeni njeriun e ëndrrave ju, do të prekni ëndrrën, suksesin e famën ju, do të jetë viti juaj”. Luana do të rikthehet shumë shpejt në ekran me emisionin mjaft të njohur në botë “Take me out”.