
Ok, pasi çdo 30 minuta na shkohet në frigorifer për të ngrënë sallatë ruse, mishin e ngelur nga darka e Vitit të Ri apo komentet e grave të lagjes mbi bakllavanë dhe realizimin e saj, show biz-i shqiptar nuk gjen aspak qetësi në ditët e para të vitit.
Butrint Imeri quajti Soni Malajn të keqe, por fillimisht shikoni videon më poshtë ku Butrinti përkufizon të keqen:
emi OK tani?
Le të shkojmë sërish tek fokusi lajmit.
Shtëpia televizive e Luana Vjollcës po kthehet në një burim prishjesh marrëdhëniesh në show biz, së fundmi në puntatën festive të 1 Janarit në “Shiko Kush Luan” ishte i ftuar edhe këngëtari nga Kosova, Butrint Imeri.
Butrinti së bashku me Yll Limanin u vunë përball Flor Binaj ku duhej t’i përgjigjeshin pyetjeve të tij kundrejt pikëve. Një prej pyetjeve ishte se me cilën nga vajzat e showbizit shqiptar mund të ishte çift perfekt.
Butrinti nuk dinte se cilin personazh të cilesonte e teksa Yll Limani i sugjeroi këngëtaren Soni Malaj, Butrinti u shpreh: “Ajo e keqe është”.
Ashtu siç pritej, përshtypja që Butrinti ka për Soni Malajn nuk do kalonte pa u vënë re, si sallata ruse.
Soni ka reaguar para pak minutash me anë të një instastory duke thënë:
“Jo kushdo qe mban emrin “Butrint” ka kulturen dhe artin e qytetit antik. “Butrinterit” e tjere mund te jene shume mire, ndonje marke tapash veshesh”.
Faleminderit që erdhët deri në fund. Ky ishte lajmi domethënë. Blitz.al/ Ronaldo Sharka