Ditën e djeshme u hodh në treg bashkëpunimi muzikor i dy reperëve të suksesshëm shqipare, Mozzik dhe Tayna.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe që në minutat e para bëri namin me klikime.
Pa kaluar edhe 24 orë nga publikimi “Edhe ti” ka kaluar 2 milionë klikime duke thyer rekord.
Por jo vetëm në Shqipëri, kënga ka thyer rekord edhe në Gjermani.
Ajo renditet e para në listën e këngëve trend në këtë vend, duke lënë pas Loredanën.

Në kategorinë e videos muzikore më të klikuar të ditës, Mozzik dhe Tayna renditen në vendin e dytë, ndërsa Loredana në vendin e tretë.

Kënga e Loredanës “Kein Wort” zë vendin e parë në Spotify.