Ministria e Shëndetësisë pèrgënjeshtron lajmin për studenten me grip: Ishte një grua e kthyer nga Kina

Pak minuta pas bërjes publik të lajmit të një studenteje që kishte ardhur nga Kina dhe ishte shtruar tek Infektivi me grip, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për një studente, por për një grua e cila kishte udhëtuar 10 ditë më parë në Kinë dhe ishte kthyer më pas në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë studente të shtruar tek Infektivi. Rasti në fjalë është për një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina. Pas testimit rezulton se ka grip të thjeshtë dhe nuk është e prekur nga kòronavirusi”, citon “News 24” deklaratën e Ministrisë.

Pak më parë u tha se një studente ishte shtruar në QSUT një ditë pas mbërritjes së saj nga Kina, ndërsa mjekët informuan se nuk ishte e prekur nga kòronavirusi, por kishte vetëm grip.

Fríka nga përhapja e një prej viruseve më vdekjeprurës të momentit, është e madhe pasi numri i viktimave ka arritur në 132 dhe i atyre të infektuar në mbi 6000.

Vírusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe të paktën në 16 vende në nivel global. Shqipëria nuk ka linjë direkte ajrore me Kinën, e megjithatë shqetësimi është i madh.