Ballina LAJME/BOTE Meghan është më e lumtur se kurrë tani që u largua nga...

Meghan është më e lumtur se kurrë tani që u largua nga mbretëria

Tani që Meghan dhe Harry morën bekimin e mbretëreshës për t’u larguar nga mretëria, me siguri pyetja e parë që ju vjen natyrshëm është: Si po i duken çiftit ditët e para larg familjes?!

Për Harry-n nuk e dimë, por Meghan Markle po jeton ditët më të bukura të jetës! Burime për Us Weekly bënë me dije se Meghan është shumë e lumtur me jetën e re në Kanada e ndërsa princi  pret me emocion ç’do t’i sjellë ky kapitull i ri.

“Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Eshtë e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat.”

Siç e lexuat: “S’ka qenë kurrë më e lumtur se tani!”  Një jetë princeshe ishte gjëja e fundit që Meghan ëndërronte, prandaj lumturia e saj është krejt e kuptueshme

Harry nga ana tjetër, ka emocione të përziera, pasi një pjesë e tij mbetet tek pallati mbretëror dhe familja që ka atje.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua. Kjo s’do të ndryshojë kurrë. Vendimi që unë mora për vete dhe bashkëshorten time, për t’u tërhequr nuk ishte i thjeshtë. U mor pas shumë muajsh bisedimesh dhe shumë vitesh plot sfida. Jo gjithmonë i kam bërë gjërat siç duhet, por kështu siç shkuan, s’kishte asnjë opsion tjetër.”- u shpreh ai, gjatë fjalimit të pak ditëve më parë, kur theu për herë të parë heshtjen rreth vendimit të marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

‘Isha vetë sponsori gjeneral!/ Noizy zbulon shumën marramendëse që investoi për “Alpha Show”!

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Në një intervistë për “Euronews Albania”,...

Festa e Birrës erdhi! Ju njohim me restorantin më të famshëm në Korçë!

Të mërkurën, të enjten dhe të premten keni një mundësi të artë për të kaluar ca ditë të bukura verore, me shërbim cilësor dhe...

Pas përfundimit të ‘Alpha Show’, Noizy ka diçka për të thënë për artistët pjesëmarrës! (FOTO)

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Performanca mjaft të mira dhuruan në...

Gjéndet ‘fajtori’ që ndérpréu enérgjinë eléktrike në koncertin e Noizy-t! (FOTO)

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim eléktrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Performanca mjaft të mira dhuruan në...

Ja sa persona ishin mbrëmë në “Alpha Show” të Noizy-t! (FOTO)

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Reperi Stresi gjithashtu u ngjít në...
error: Alert: Content is protected !!