Ditën e djeshme, dy reperët Mozzik dhe Tayna publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Edhe ti”.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, pasi është ndër këngët më të dëgjuara sot edhe në shtete të ndryshme të botës.

Madje, mega-hiti që na fiksoi të gjithëve, ka bërë sot histori!

Për një ditë nga publikimi, kënga ka arritur plot 3 milionë klikime e s’dihet sa do të kapë në ditët në vazhdim.

Ky është padyshim një sukses i madh për reperët, të cilët janë emrat më të suksesshëm të muzikës aktualisht.

Kjo është hera e parë që një këngë shqiptare arrin 3 milionë klikime brenda ditës, ndaj vlen të themi se këtë herë, Tayna dhe Mozzik “e kanë myt” totalisht! /Iconstyle/

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!