Mbrëmjen e sotme Kiara Tito ishte e ftuar në emisionin “Soiree”. Në një intervistë të gjatë me Jonida Shehun ajo foli për jetën e saj dhe sukseset që ka arritur deri tani.

Jonida e pyeti Kiarën nëse fama e saj ka lidhje me ndonjë personazh tjetër publik dhe moderatorja tregoi se skandalet deri diku të japin popullaritet.

“Skandalet apo pjesa e showbizit, e portaleve  të jep një farë popullariteti dhe këtë më duhet ta pranoj”, është shprehur Kiara Tito.

Më pas moderatorja e njohur Jonida Shehu e ka pyetur drejtpërdrejtë Kiarën nëse lidhja e saj me Butrintin ka ndikuar në famën e saj.

“Nuk më pëlqen ta përmend pasi është përfolur aq shumë sa tani i ka humbur edhe vlera”, është përgjigjur më tej Kiara Tito.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!