Së fundmi në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se këngëtari i njohur Maluma, do të mbajë koncert në Tiranë.

Shkak për këto aludime u bë një postim në Instagram, i cili po qarkullon masivisht dhe të gjithë po pyesin nëse është i vërtetë.

Atëherë, meqë edhe ne të “iconstyle.al” e kemi shumë me qejf që të vijë në Tiranë, pyetëm dhe burimet na treguan se lajmi është i vërtetë.

Burimet për “iconstyle.al”, kanë konfirmuar se këngëtari me famë botërore do të mbajë një koncert madhështor së shpejti, para se të hymë në sezonin e nxehtë të verës.

Për momentin mund t’ju themi vetëm kaq, na vjen keq!

Në javët në vazhdim do ju sjellim më tepër informacione që lidhen me këtë koncert që me siguri do bëjë namin.

Çfarë duhet të dini për Maluma-n?

Këngëtari është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.

Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.

Por, kur të vijë në Tiranë mos shpresoni për shumë, pasi Maluma është i lidhur. Prej disa kohësh ai është në një marrëdhënie me modelen Natalia Barulich.

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!