Luana Vjollca konfirmoi dasmën me Krenar Çoçajn, apo na bënë sytë?!

Rreth 10 ditë më parë, në media bëri bujë lajmi se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kanë planifikuar të martohen brenda këtij viti!

“Panorama” shkruante se moderatorja ka planifikuar dasmë brenda vitit 2020 dhe mesa duket fjalët paskan rënë në veshin e Luanës.

Në një postim të fundit, Luana Vjollca ka konfirmuar se do të kemi dasmë këtë vit.

“Gjejeni pak kush do të martohet këtë vit?”, shkruan ajo duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Kaq mjaftoi që postimi i saj të mbushet me komente plot që shkruajnë “TI”.

Por një postim kaq i thjeshtë na bën të dyshojmë nëse vërtet bëhet fjalë për dasmën e moderatores.

Kjo pasi Luana nuk ka bërë ‘Kùrre’ një postim të këtij lloji për jetën e saj private.

E dyta, miku i saj Arbër Bytyqi, i cili supozohet ta dijë nëse Luana martohet ose jo, përmend emisionin e saj të ri në një koment: “Emisioni yt. Dua shpërblim nëse ja qèllova”.

Në fakt, Luana Vjollca do të vijë me një program të ri këtë vit, që ka në thelb çiftet, ndaj e kuptoni se postimi i saj mund të ketë lidhje me këtë apo jo!