Në muajin dhjetor të vitit 2018, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë.
Në jetë erdhi një vajzë, të cilën ata e pagëzuan me emrin Hana.

Pas ndarjes së prindërve, vogëlushja jeton me të ëmën në Zvicër dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon me të.
Mami Loredana, herë pas here publikon në rrjetet sociale foto ose video të Hanës dhe të gjithë jemi dashuruar pas saj.
Kujtojmë se në 1-vjetorin e lindjes, mami Loredana i organizoi një festë mjaft të bukur në Zvicër. Pjesë e festës u bënë njerëzit më të afërt të saj, por u vu re mungesa e të atit, Mozzik.